Më 31.03.2025 në orën 20 në Shkup, në territorin e Gazi Babës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.Т.(46) nga Gjevgjelia, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm të një gruaje 52-vjeçare se e ka mashtruar për shumën prej 3.000 denarë. Sipas raportimit, ai është paraqitur si nëpunës policor dhe i afërm i personit të lënduar nga Koçani, i cili ka qenë në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“ dhe se është vendosur në një shtëpi kujdesi në territorin e Gazi Babës, me ç’rast nga ajo ka kërkuar para për të blerë sprej për të afërmin. Siç është raportuar, ajo i ka dhënë para, po meqë nuk ia kishte dhënë llogarinë fiskale, ka kuptuar se ka qenë e mashtruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.TS