SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Z.N.(49) nga f.Çegran, Gostivar, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale,,kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 03.05.2024 në një objekt hotelierie i denoncuari kërcënoi punonjësin me një send të fortë. TS