Sondazhi i realizuar nga McLaughlin & Associates, i publikuar këtë të hënë në “Top Story” tregon perceptimin publik për drejtuesit e shtatë partive politike në vend.
Sa i takon kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, Sali Berishën, shumica e të anketuarve nuk kanë një mendim të mirë për të.
57.4% e qytetarëve shprehen se nuk e pëlqejnë kryedemokratin, ndërkohë që 38.7% e konsiderojnë si “aspak të pëlqyer”.
Nga ana tjetër, 39.1% e qytetarëve kanë një mendim pozitiv, me 21.1% që e pëlqejnë shumë, dhe 18% që e pëlqejnë disi.
Ndërkohë, 3.1% e të anketuarve shprehen se nuk kanë një mendim, ndërsa 0.1% e konsiderojnë figurë të panjohur dhe 0.2% refuzuan të përgjigjen.
Lideri historik i Partisë Demokratike, me rikthimin në krye të partisë që themeloi vetë, kërkon të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe të fitojë një mandat qeverisës.