Gjashtë vjeçarja nga Kumanova, e cila dje u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj dhe më pas u gjet në Gazi Babë të Shkupit, në vend që të hipte në autobusin e qytetit në Kumanovë, hipi në autobusin që shkonte për në Shkup.

Policia e Kumanovës ka njoftuar sot rastin.

“Vajza është gjetur në zonën e Gazi Babës në Shkup dhe pas një interviste zyrtare është konstatuar se vajza fillimisht ka hipur në autobusin e qytetit i cili transportonte pasagjerë për në qendër të Kumanovës dhe më pas gabimisht, në vend të autobusit për t’u kthyer në shtëpi, vajza ka hipur në autobusin që ka qenë duke udhëtuar për në Shkup, ku është gjetur nga një kalimtar i rastit.

Nëna e vajzës 6-vjeçare S.T. (28), ka raportuar dje pasdite se vajza e saj kishte ikur nga shtëpia.