Medai Shaholli
(qyfyre bulevardi)
Nga zhvillimet e fundit në “državën Severna” që thoni ju more shokë, po flitet dhe përflitet nëpër kulisa të errta të politikës se edhe Zulqifia, si kreu i parlamentit do ia fërshëllej nga stani i VREDI-t, për t’u arratisur drejt horizonteve të reja.
Në ditët në vijim mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo tymnajë e ngritur në qiellin blu të Shkupit, do të konfirmohet si pakënaqësi e Zulqifisë brenda stanit vredist që nuk e solli ndryshimin apo do të ngelet si një teori konspiracioni e ngelur në tentativë.
Kreu i Parlamentit Zuliqifia, që thoni ju o shokë si duket është pispillosur për dasmën e radhës dhe entuziast për vendimin e tij që “të fluturoj” i lirë në horizontin pa fund të lirisë dhe demokracisë, për t’u “fejuar” me partner të tjerë të formacioneve të ndryshme politike të “državës Severna”.
A do të jetë Zulqifia renegati i radhës që do ia mbath nga stani VREDI apo thjesht janë supozime dhe teori konspiracioni të sajuara nga rrëfyes të këtyre teorive mbetet për t’u parë!
Dhe kështu siç thonë se atje ku del tym ka dhe zjarr nuk është pa gjë, ndaj në këtë rast, zjarri i pakënaqësisë ka ngritur tymin në qiell të hapur, si paralajmërim i një tërmeti brenda kampit vredist.
Kësisoj, Zulqifia do ia mbathte nga stani VREDI, duke ia lënë përgjysmë ahengun e arixheshave të Çairit në dorën e Izetit, i cili ka paralajmëruar shkrirjen e VREDI-t si një subjekt i vetëm, por që ikja e Zulqifisë drejt një dasme tjetër do të linte shije të hidhur dasmës së tyre të bashkimit.
Si do që të ndodh VREDI do ngelet po ajo lëvizje pa vizion dhe pa fuqi për të çarë përpara, një ëndër e trishtë dhe një zhgënjim për shqiptarët që nuk sjell ndryshim por që kanë si synim ladutërinë dhe grykësinë për përfitime të ngushta klanore.
Mbase Zulqifia e ka kuptuar hilenë e madhe të mosndryshimit me vredistët e tij, të cilët edhe pas 9 muaj bashkëjetese në bordelon qeveritare nuk e “shkrepën” asnjëherë!
Ja pra more shokë, këto duket se janë surprizat e radhës që pritet të ndodhin në ditët që do të vijnë!