Adnan Azizi i përgjigjet BDI-së: Nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare, do të pësoni debakël në zgjedhje lokale

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa i është përgjigjur BDI-së kur kërkojnë zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokalet, transmeton TV21.
Para mbledhjes së VLEN-it, Azizi deklaroi se “nuk ka nevoja të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi qeveria është stabile”.
“Qeveria i ka të gjitha numrat. Është stabile dhe në sensin e asaj se kinse janë të fortë dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, do të ketë zgjedhje lokale ku do ta marrin përgjigjen nga qytetarët dhe do të pësojnë debakël”, tha më tej Azizi.