Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, së bashku me shefin e shtabit politik, Bajram Rexhepi, deputeten Rina Ajdari dhe sekretarin gjeneral, Faton Ahmeti sonte kan realizuar takim me strukturat e Bdi-së në Tetovë.
“Shqiptarët asnjëherë nuk janë nënshtruar, as në situatat më të rënda. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kapacitetin intelektual dhe politik për të qenë kujdestar i mbrojtjes së atyre të arriturave që me mund e sakrificë i kemi jetësuar”- ka shkruar Ahmeti.
Deklarata e plotë:
Si në luftë, ashtu edhe në paqe, në Tetovë gjithmonë e shoh të njëjtin entuziazëm të qytetarëve, të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan përballë padrejtësive që i kanosen popullit tonë.
Organizimi i Shtabit Politik të BDI-së nënkupton një mburojë të fortë në luftën politike për të mbrojtur të arriturat e shqiptarëve.
Shqiptarët asnjëherë nuk janë nënshtruar, as në situatat më të rënda. Bashkimi Demokratik për Integrim ka kapacitetin intelektual dhe politik për të qenë kujdestar i mbrojtjes së atyre të arriturave që me mund e sakrificë i kemi jetësuar.
Falënderoj anëtarët e Shtabit Politik në Tetovë dhe ju uroj punë të mbarë në periudhën në vijim.
BDI gjithmonë do të mbetet një kafshatë që s’kapërdihet për të gjithë ata që kanë qëllime ogurzeza ndaj shqiptarëve.