Më 03.04.2025 rreth orës 15.50 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën lokale f.Zelenikovë-f.Gumalevë automjeti i pasagjerëve „ford galaksi“ me targa regjistrimi të Shkupit, me drejtues F.S.(72) nga Shkupi, doli jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari А.А.(68) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore pësoi vozitësi, të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS