Më 06.04.2025, në ora 10.50, në SPB Sveti Nikollë, u denoncua se në autostradën Milladinovc-Shtip, tek nyja Veri, automjeti i pasagjerëve „shevrolet“ me targa regjistrimi të Shtipit, me drejtues А.Т.(31) nga Shtipi, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi А.Т., të konstatuara në Spitalin Klinik Shtip. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik, ndërsa këqyrjen e kreu ekipi i NJPB Sveti Nikollë. TS