Më 21.04.2025 në orën 15.30 në SPB Ohër u denoncua se në rrugën magjistrale Kërçovë-Оhër, te qafa malore „Presekë“, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „kia“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga K.F.K.L.(53) nga Franca dhe „shkoda“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të drejtuar nga А.K.(42) nga Kumanova. Në aksident, vozitësi i automjetit „kia“ dhe pasagjerja K.K.А.Е. (19) nga Franca pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i automjetit „shkoda“ dhe pasagjerët S.K.(36) dhe dy fëmijë të mitur, të gjithë nga Kumanova, pësuan lëndime trupore, të konstatuara në spitalin „Sh.Еrazmo“ në Ohër. Këqyrjen e vendit të aksidentit e kreu ekipi i NJPB Kërçovë. TS