Më 10.04.2025 rreth orës 17.30 në SPB Shkup u denoncua se në bul.„Arradhat Partizane’’, në afërsi të urës „Vllajko“ në Shkup ndodhi aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „audi“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga D.S.(39) nga Shkupi, automjetit të pasagjerëve „audi“ me targa regjsitrimi të Shkupit, të drejtuar nga Z.А.(29) nga f.Hasan Beg, Shkup, automjetin e pasagjerëve „ford fiesta“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga Т.Т.(46) nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve „fiat stilo“ me targa regjistrimi të Shkupit, i cili e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident lëndime trupore pësuan vozitësi Z.А. dhe bashkudhëtarët e tij R.R.(20) nga f.Hasan Beg dhe Ј.А.(20) nga f.Batincë, Shkup, vozitësi D.S. dhe bashkudhëtari në automjetin e pasagjerëve „ford fiesta“, D.Т. nga Shkupi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Оhridski“ dhe në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS