Më 12.04.2025 në ora 12.00 në SPB Shkup u denoncua se në unazën e qytetit të Shkupit, te nyja Radishan, ndodhi një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „folksvagen“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga H.I.(55) nga Shkupi dhe mjetit transportues „mercedes“ me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga S.I.(19) nga f.Goshincë, komuna e Likovës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi H.I., lëndime trupore pësoi S.I. dhe bashkudhëtari i tij i mitur nga f.Haraçinë, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Sh.Naum Оhridski“. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS