Shprehja e pakënaqësive të Arben Taravarit ndaj koalicionit VLEN ku dhe ai bën pjesë, nxiti reagimin e shumë komentuesve në rrjetet sociale.

Komentimi i mosfunksionimit të këtij koalicioni nga Taravari, është përcjellur me shumë komente negative në Facebook nga aktivistë të Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit.

Shumë prej tyre e fajësojnë Taravarin se nuk e ka kryer punën e tij siç duhet në krye të ministrisë së Shëndetësisë, teksa disa të tjerë e kanë etiketuar me epitete të ndryshme të ripërsëritura në politikat ditore brenda partive.