Alajdin Hasani pronar i një parcele në Tetovë sot me anë të një video ka treguar se si komuna e Tetovës nuk e ka lejuar që të ketë ndërtim edhe pse i posedon të gjitha dokumenatcionet e nevojshme për ndërtim B+2.
“Ja si duket Mafia Urbane e Tetovës dhe Këshillit komunal. Kam pronë private me Plan Detal Urbanistik ku parashihet B +2, me procedurë deri në formim të parcelës, me pronë të blerë e notarizuar dhe ja çka ndodhet këtu” shprehet Alajdin Hasani.
Nga ana tjetër sot, BIRN kishte hulumtuar se si Mafia Urbane i ndryshon Planet Detale Urbanistike për të ndërtuar ndërtesa shumë katëshe pa leje që më pas ato ti legalizoje duke përfituar nga taksat komunale./TS/