Sonte vizitova familjen e Dëshmorit të Kombit – Ali Mahmuti, një bir i këtij vendi që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
U mirëpritëm me ngrohtësi e respekt nga baci Nejazi, babai i dëshmorit, si dhe nga vëllezërit e tij dhe të afërm – një familje fisnike, që edhe sot mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare.
Biseduam për rrugën e përbashkët të përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, për idealet që nuk zbehen asnjëherë, dhe për nevojën që brezat e ri të mos i harrojnë ata që dhanë gjithçka për të sotmen tonë.
Respekt i përjetshëm për familjet e dëshmorëve. Ata janë kujtesa dhe ndërgjegjja jonë historike, ka shkruajtur Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume