Ari ka mbërritur në vlerë rekorde, në kohën kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet dhe ekonominë botërore.

Siç ka shkruar “The Guardian”, çmimi në mëngjesin e së martës ka mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë).

Krejt kjo ndodhi në prag të 2 prillit, të asaj që po quhet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump. Trumpi i sheh tarifat si mënyrë e mbrojtjes së ekonomisë së brendshme nga “gara jo e drejtë botërore”. Ai ka premtuar shpalosjen e një plani të tarifave të mërkurën. Tarifat që do t’i shpalosë ai, pritet të prekin të gjithë botën.

Ngritja e çmimit në vlerë rekorde përbën po ashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986.