Me datë 17.04.2025 në ora 14.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria peronat H.Sh.(56) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës dhe N.S. (55) nga fshati Kamnjani i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin ,,Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.S., është konstatuar se i njëjti kryente transport publik të udhëtarëve pa dokumentacion përkatës. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer tek H.Sh., i cili udhëtonte në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 40 mijë euro në prerje të ndryshme. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 279 dhe neni 284-a i Kodit Penal. TS