Më datë 04.03.2025 në ora 15:20, zyrtarët policorë të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë në bulevardin ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat S.M. (42) dhe M.R.(36), të dy nga Kamnjani i Tetovës, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, i kanë kërcënuar dhe i kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatës.TS