Më 10.04.2025, oficerët policorë nga SPB Kërçovë arrestuan një të mitur 14-vjeçar nga Kërçova, duke vepruar pas një ankese se në shtëpinë e fqinjëve ai kishte prekur trupin e një vajze katërvjeçare. Në prani të prindit, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit të të miturve, u zhvillua një bisedë zyrtare me të miturin në SPB Kërçovë. Prokurori i kishte njoftuar autoritetet dhe, pas përfundimit të hetimeve, do të ngrihet akuzë për veprën penale “përdhunimi i një fëmije që nuk ka mbushur 15 vjeç”, sipas nenit 188, paragrafi 5 të Kodit Penal.