Arrestohet 49 vjeçari nga Saraji, automjeti i tij me targa zvicerane ishte në kërkim sipas Interpolit

Më 17.04.2025 në ora 10.45 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan Z.J. (49) nga f.Saraj, rajoni i Shkupit, ngase gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit në evidencën operative është konstatuar se automjeti i pasagjerëve ,,audi’’ me targa kombëtare zvicerane, që drejtohej prej tij, ishte në kërkim sipas Interpolit. Ai iu dorëzua punonjësve të policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa automjeti i tij u sekuestrua.TS