Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas masave operativo-taktike të ndërmarra, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.B. (40) nga Shkupi. Personi ishte i kërkuar me urdhër-arrest qendror, bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore Shkup për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vitesh për veprën penale “shantazh” sipas nenit 258 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 45 paragrafi 1, si dhe një dënim me burg prej një viti për veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Personi është dërguar në Institucionin Korrektues-Penal Idrizovë për vuajtjen e dënimit.