Arrestohet në Tetovë 18 vjeçari nga Shkupi. Gjatë kontrollit është konstatuar se ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arrest qendror

Me datë 07.04.2025 në ora 11.30 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (18) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ndërsa, pas kontrolleve të kryera, u konstatua se ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arrest qendror për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 242, neni 235 dhe neni 236, paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është mbajtë në stacionin dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës. S.M. është dërguar dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkup 1. Në ora 17:00. në rrugën ,,Goce Dellçev” në Tetovë, është privuar nga liria personi Sh.R. (32) nga Tetova nën dyshimin se i ka shitur drogë personit S.M. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.