Më 15.04.2025, rreth orës 16:25, zyrtarët policorë nga Stacioni për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Kumanovë kanë arrestuar L.I. (22) nga fshati Lipkovë. Gjatë një kontrolli në komunikacion, është konstatuar se ai po ngiste një veturë “BMW” me shpejtësi prej 96 kilometra në orë në një zonë të banuar ku kufiri i lejuar është 40 km/h.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297A të Kodit Penal për “drejtim i pakujdesshëm të automjetit motorik”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume