Atletico Madridi është përshëndetur nga gara për titull.

Ndonëse ishte larg nga Barcelona, Atletico Madridi me një fitore eventuale sonte do të mbetej ende në garë për t’u shpallur kampion në La Liga.

Megjithatë, Las Palmas pati tjera plane.

Vendasit shënuan në minutën e tretë shtesë, pas një hutie në mbrojtjen mysafirë.

Kjo fitore është jashtëzakonisht e vlefshme për Las Palmas, që tani ikin nga zona e kuqe dhe gjenden në vendin e 17-të me 32 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Atletico Madridi mbetet i treti me 63 pikë, 10 më pak se lideri Barcelona, ku kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit.