Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ndërsa si pasojë disa persona janë të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit për trajtim mjekësor, raporton euronews

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.