“Kam dëgjuar për Palçon, por si për Upën. Personalish nuk e kam parë. Nuk dija as si duket,” u shpreh Aleksandar Gjorçevski në seancën e sotme.

Prokurorja Josifovska e pyeti për periudhën kur ka qenë narkoman.

“Kam qenë në varësi nga droga, konkretisht nga heroina. E kam konsumuar me hundë, nuk kam përdorur shiringa dhe nuk kam qenë një varës ekstrem,” shpjegoi Gjorçevski.

Prokurorja e pyeti Aleksandrin pse nuk ka punuar për shumë vite, por ka qëndruar në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët.

“Kur Zorica ishte shtatzënë, jetonim nga të ardhurat e mia, kishim edhe para të grumbulluara nga dasma. Nëna e Zoricës kërkoi që të angazhonim një grua për të siguruar që ajo dhe nëna ime të mos ndërhynin në rritjen e fëmijëve. Patëm një tentativë të pasuksesshme, kapëm një grua që i jepte Minjës tableta për gjumë dhe që të ishte e qetë. Ata shkonin në kopësht, por shpesh sëmureshin. Këto ishin arsyet pse vendosëm që unë të qëndroja në shtëpi, dhe për më tepër, Zorica kishte një pagë më të madhe,” shpjegoi Aleksandri.

Prokurorja gjithashtu e pyeti për punësimin e tij në Kometal dhe për deklaratën e Trifun Kostovskit, i cili tha se mund të thotë fjalë të mira për babanë e tij, por jo për Aleksandrin.

“Nuk kam dëgjuar për një deklaratë të tillë. Kostovskin e njoh që nga fëmijëria, kur ai dhe babai im ishin përfaqësues në Poloni. Për këto arsye nuk shikoj televizor. Po shpifet dhe krijohen hamendësime,” sqaroi Aleksandri.