Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje krejtësisht ndryshe në një postim të fundit në rrjete sociale.

Në një imazh të ndarë në Instastory, Bebe shfaqet me flokë bionde platin të drejta dhe një prerje me baluke, ndërsa pozon përpara një mikseri DJ-i, duke lënë të kuptohet për një anë të saj më të re dhe lozonjare.

Veshur me një bluzë të kuqe të hapur në supe dhe me një prerje që thekson dekoltenë, artistja e njohur përcjell një energji të fuqishme dhe plot vetëbesim.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Në sfondin e fotografisë vërehen disa portrete të tjera artistike në të zezë e të bardhë, që i japin një ndjesi elegante dhe nostalgjike ambientit.

Bebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025
Lexo po ashtuBebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025
Me këtë pamje, Bebe dëshmon edhe një herë aftësinë e saj për të eksperimentuar me stilin, duke mos u frikësuar të sjellë gjithmonë diçka të freskët dhe ndryshe.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Nuk dihet ende nëse ky postim paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikor ku Bebe do të shfaqet edhe si DJ, apo thjesht është një moment i çastit kreativ.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Në çdo rast, ajo vazhdon të mbetet një nga yjet më të admiruar për stilin dhe individualitetin e saj të spikatur. /Telegrafi/