Bebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gati të rikthehet me një tjetër projekt muzikor që pritet të jetë një hit i radhës.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim të shumëpritur me bendin e njohur britanik Faithless në një këngë të titulluar “Dollars and Dimes”.
Ky bashkëpunim është bërë i ditur fillimisht nga vet grupi Faithless, të cilët publikuan një video në Instagram, duke ndarë me ndjekësit emocionin për këtë krijim të ri.
“Jemi shumë të entuziazmuar që kemi të jashtëzakonshmen Beber Rexha në këngën tonë të re ‘Dollars and Dimes’. Del këtë të premte!”, shkruhet në përshkrimin e videos që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.
Vetë Bebe Rexha nuk ka ngurruar të reagojë – ajo ka shpërndarë videon edhe në InstaStory, duke shtuar entuziazmin për këtë projekt që pritet të publikohet të premten.
Kënga “Dollars and Dimes” sjell në një kombinim unik vokalin potent të Bebe Rexhës me tingujt elektronikë të Faithless, duke u paralajmëruar si një prej publikimeve më të veçanta të këtij sezoni.