Kim Kardashian shkaktoi reagime të shumta pasi publikoi foto nga një vend tropikal, transmeton “Daily Mail”.
Pas njoftimit të saj, influencuesja dhe ekspertja e bizhuterive Julia Chafe realizoi një video duke kritikuar atë për luksin, transmeton Indeksonline.
“Ajo vendosi katër byzylykë në kyçet e këmbëve të saj, një byzylyk tenisi dhe një byzylyk rozë dhe diamanti që e kishte si të princeshës Diana. Secili ishte ndoshta rreth tre karatë më i madh se shumë unaza fejese”, tha Chafe, duke vënë në dukje se bizhuteritë vlenin më shumë se çmimi i shtëpisë.
Në rrjetet sociale pati edhe komente, duke kujtuar deklaratën e Kimit pas grabitjes në Paris në vitin 2016. “Kujtoni kur ajo tha se nuk do t’i postonte më bizhuteritë e saj në rrjetet sociale, sepse e kishin grabitur në Paris… Mesa duket as nuk e mban mend më”, kanë komentuar ndjekësit.