Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes.

Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundën 120-89 Orlando dhe fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve.

Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asist.

Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.

Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull.

Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.

Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver, mbështetur nga Jokic me një “triple double”.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)

(2) Boston – (7) Orlando, 120-89 (4-1)

(3) New York – (6) Detroit, 103-106 (3-2)

(4) Indiana – (5) Milwaukee, 119-118 (4-1)

Konferenca e Lindjes-Gjysmwfinale

Cleveland – Indiana

Boston – ?

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)

(2) Houston – (7) Golden State, (1-3)

(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-3)

(4) Denver – (5) Clippers, 131-115 (3-2)