Gazeta gjermane “Bild” raportoi një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Munih, ku një burrë nga Kosova, Samson K. (33), ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31), në sy të djalit të tyre 7-vjeçar. Sipas informacionit të siguruar nga “Bild”, viktima ka marrë pesë therje, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar pas krimit, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur pasi që burri kishte tentuar të marrë vajzën e tij katër vjeçe nga kopshti, por autoritetet e kopshtit e kishin ndaluar atë dhe ia kishin dorëzuar fëmijën nënës. Më pas, Sabrina K. kishte shkuar të merrte djalin e saj nga shkolla. Kur ajo ka arritur në afërsi të shtëpisë së saj, bashkëshorti i saj e ka sulmuar me thikë.

Bild” ka siguruar informacione që lidhin të kaluarën e çiftit, duke theksuar se Samson K. kishte pasur probleme me dhunën familjare më herët. Ai ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe kishte shkelur disa herë urdhrin e gjykatës që ndalonte kontaktet me të. Pas sulmit, Samson K. ka qëndruar pranë viktimës derisa është arrestuar nga policia, ndërsa fëmijët e çiftit janë marrë në kujdes nga autoritetet.