Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Xhensilës? Këngëtarët kapen “mat” në Kosovë, miqësi apo diçka më shumë

Reperi i njohur Ledri Vula është shpesh në qendër të vëmendjes, si për jetën e tij personale ashtu edhe për muzikën që sjell, shpesh të komentuar si dedikime të fshehta. Mbrapa nuk mbetet as këngëtarja, Xhensila Myrtazaj për të cilën diskutohet gjerë e gjatë nëpër rrjetet sociale, por dhe nëpër media.
Ndërkohë, së fundmi, lart e poshtë po thuhet se Ledri dhe Xhensila mund të kenë nisur një lidhje romantike së bashku. Madje, madje, Prive thotë se dy këngëtarët janë parë disa herë bashkë në disa ambiente të njohura të Prishtinës dhe madje edhe në Prizren, duke ngritur dyshime mes fansave.
Sipas burimeve, takimet mes tyre nuk janë të rastësishme, megjithëse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor apo diçka më shumë. Ndërsa një pjesë e fansave presin një projekt të përbashkët, por zërat në prapaskenë spekulojnë për një lidhje të mundshme mes dy artistëve.
A do të kemi një surprizë muzikore apo një romancë të re në showbiz? Mbetet për t’u pare!