Chelsea ka marr fitore të madhe ndaj Everton me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier.
Londinezët duke e parë rëndësinë e takimit për ta, e nisnë më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Noni Madueken, por gjujtja e tij u ndal nga portieri Jordan Pickford.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27-të, me Enzo Fernandez që asistoi te Nicolas Jackson, i cili shënoi për 1-0.
Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi nuk kishte më raste të tjera të mira.
Evertoni tentoin ta barazojë rezultatin në minutën e 63-të, por gjuajtjen e Betos e pritit portieri Sanchez.
Madueke kishte rast të mirë të shtonte epërsinë në minutën e 74-rë, por nuk ia arriti.
Në minutën e 85-të, Jackson përfitoi nga një top i kthyer duke shënuar gola, por ishte në pozitë jashtë loje.
Chelsea arriti ta ruajë fitoren deri në fund, ku tani me 60 pikë mban vendin e katërt, aq sa edhe Nottingham, që ka një ndeshje më pak.