Mensur Pajaziti nga Tetova, i cili në shtator të vitit 2022, me makinën e tij BMW, shkeli 22-vjeçaren Teodora Ristevska, ka marrë një dënim me burg prej dy vitesh, pasi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Tetovë pranoi fajin.
Pajaziti u paraqit para gjykatës dhe ka pranuar fajin. Sipas aktakuzës, ai ngarkohet me veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik”, për të cilën parashikohet dënim nga një deri në pesë vjet burg.