Thuajse të gjithë deputetët që kanë fituar mandatin në Kuvendin e Kosovës e kanë kryer regjistrimin.

Shumë nga ta u shprehën goxha optimistë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.

Por, lidhur me këtë temë nuk u deklarua i pari i VV-së njëherësh kryeministër në detyrë Albin Kurti.

Ai iu shmang sot pyetjeve të gazetarëve rreth refuzimit të takimit nga ana e LDK-së.

E ligjvënësit e rinj, si Agim Bahtiri dhe Edona Llalloshi janë shprehur tejet të lumtur.

Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 mandate bazuar në votat e 9 shkurtit.

Të marten, më 15 prill, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.