Sot pas mesnate është raportuar për një zjarr në një shtëpi në fshatin Debresh të Gostivarit, pas intervinimit të zjarfiksave zjarri është shuar plotësisht, për fat të mirë nuk ka as viktima e as të lënduar, njofton TS.

“Më datë 06.04.2025, në orën 01:58, në NjP Gallatë është raportuar për një zjarr në një shtëpi në fshatin Debresh të Gostivarit. Menjëher është vepruar në bazë të raportimit dhe në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti teritorial kundër zjarrit Gostivar. Zjarri u shua plotësisht në orën 03:10. Gjatë fikjes së zjarrit në një dhomë në katin përdhes është është gjetur një armë zjarri (pistoletë) e markës ,,Ecole Duele Xhejms”. Në atë shtëpi aktualisht nuk banonte askush dhe e njëjta është në pronësi të personit B.V. nga fshati Debreshë, i cili aktualisht është duke vuajtur masën e paraburgimit në Burgun e e Shkupit, në lidhje me veprën penale vrasje. Inspektimi do të kryhet gjatë ditës së sotme nga ekipi inspektues i DPB Gostivar”, njofton policia./TS