Do të ketë ribalanc të buxhetit dhe pritet që kjo të ndodhë, por pres që të jetë në periudhën e verës. Tani do të kemi rishpërndarje të vogël, pasi të përfundojë thirrja publike për komunat, ndërsa rishpërndarjen që e planifikojmë është sepse nuk mundëm që para kohe t’i parashohim paratë se në cilën Ministri do të ndahen, thotë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina.

Ministrja këto ditë merr pjesë në Forumin e Dhjetë Ekonomik Delfi në Greqi, ku një nga temat kryesore ekonomike janë doganat e SHBA-së dhe vendimi i ri i djeshëm i presidentit amerikan Donald Tramp, ndërsa Dimitrieska – Koçoska në një video intervistë për MIA-n flet në hollësi për gjithë situatën globale – ekonomike, çka nënkupton kjo për Evropën, a do të ndikojë dhe si do të ndikojë në vend, por edhe a do të ketë pasoja për qytetarët e thjeshtë.

Komenton se “paparashikueshmëri” është fjala që në Delfi është më e përfaqësuar për karakterizimin e gjithë situatës, por potencoi se doganat e SHBA-së, që kanë të bëjnë me vendin tonë, nuk duhet të shkaktojnë panik, e as që të interpretohen negativisht.

Sa i përket Evropës, thekson se ajo që është dërguar si porosi nga forumi është se duhet pak më shumë të ndryshojë në drejtim të asaj që më shumë të shkëmbejë dhe të tregtojë mes vete dhe t’i kushtohet pak më shumë vëmendje rregulloreve, administratës më të shpejtë, punës më të shpejtë, etj.