Me datë 23/24.04.2025, në periudhën nga ora 22.00 deri
në ora 03.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë
masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën
e SPB Tetovë, ku në bashkëpunim me inspektorët e Inspeksionit
Shtetëror të Tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe
Inspektoratit të Punës, kanë kryer aksion kontrollues në objekte të
basteve sportive, kazinove dhe objekte tjera. Gjatë kontrollit janë
konstatuar shkelje në juridiksionin e institucioneve të tjera në dy
pika bastesh sportive, të cilat kanë marrë masa në përputhje me
ligjin. Ndërkohë, në një kazino në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur
dhe u arrestuar për qëndrim të padeklaruar në vend personat K.L.
(24), V.H. (20) dhe I.H. (24), të tre nga Republika e Shqipërisë
dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.TS