Për mënyrën sesi është menaxhuar situata në spitalet në vend dhe jo vetëm pas tragjedisë në Koçan, Ministri i Shëndetësisë vlerson se është bërë maksimumi. Për shkak të numrit të madh të të lënduarëve, Taravari thotë se ka qenë e pamunduar që të gjithë pacientët të pranoheshin nëpër spitalet në vendin tonë.

ARBEN TARAAVARI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Jemi munduar dhe e kemi dhënë maksimumin tonë si ministri e Shëndetësisë, ekipa që ka qenë prej 30-40 njerëzve bashkë me ministrinë për Punë të jashtme, bashkë me përkrahje prej kryeministrit, jemi munduar që ta japim maksimumin tonë. Sot në qoftë se ne vendosnim të gjithë pacientët ti mbajmë në Maqedoni, 190 pacientët, edhe po të jetë në Turqia apo në Gjermani ku ka 70-80 milionë popullatë, është problem të menaxhohet edhe pse ata kanë kapacitete shumë të mëdhaja, por unë me krenarinë më të madhe e them se jam shumë i kënaqur që deri më sot prej 193 të përjetuarve, kemi vetëm një rast që ndërroi jetë.

Në ditën botërore të shëndetësisë, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha që tanimë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë janë miratuar protokolle për kujdesë më të lartë drejt pacientëve.

SASHO KLEKOVSKI- DREJTOR I FODIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

“Ministria e Shëndetësisë ka miratuar tashmë pesë protokolle për kujdesin parësor shëndetësor, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të ngjashme, që do të thotë që mjekët t’i kushtojnë më shumë vëmendje këtyre sëmundjeve.Përveç kësaj, Fondi për sigurim shëndetësor prezanton qëllime të reja për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje të prostatës, zorrës së trashë dhe qafës së mitrës, për mjekët dhe gjinekologët të cilët duhet të veprojnë në sinergji me programet parandaluese me Ministrinë e Shëndetësisë”.

Sot poashtu në ditë botërore të shëndetit, njoftuan që, kapitacuoni për mjekët amë të përgjithshem dhe gjinekologët rritet nga 75 denarë në 100 denarë.