Zyrtarët doganorë në hyrje të shtetit në pikën kufitare Bllacë kanë sekuestruar 504 kuti me 126 kilogramë duhan për nargjile me vlerë të përgjithshme prej 971.772 denarë. Duhani për nargjile është zbuluar gjatë kontrollit të një veture me targa maqedonase. Udhëtari, i cili insistonte të kalojë më shpejt për shkak të sjelljes së dyshimtë, është përzgjedhur për kontroll të detajuar, gjatë së cilës janë gjetur 504 kuti me nga 250 gramë duhan për nargjile, me një peshë totale prej 126 kilogramësh. Me këtë është parandaluar një përpjekje për futjen në treg të mallrave akcizore pa pagesë të detyrimeve, në vlerë prej 661.812 denarësh. Rasti i është dorëzuar Sektorit për Kontroll dhe Hetime për procedurë të mëtejshme, dhe ndaj autorit do të ngrihet kallëzim penal për shmangie nga pagesa e akcizës, vepër e dënueshme sipas Kodit Penal.

Municion gjuetie në sasi prej 160 copësh është zbuluar nga një ekip mobil doganor dhe shërbimi i skanerit mobil në hyrje të shtetit në pikën kufitare Tabanoc. Udhëtari që udhëtonte me veturë, kur u pyet nga inspektorët nëse kishte diçka për të deklaruar, fillimisht tha se nuk kishte asgjë, por pas nisjes së kontrollit deklaroi se kishte vetëm një palë çizme. Gjatë kontrollit në valixhen në bagazh, përveç çizmeve, inspektorët zbuluan 160 copë municion për gjueti të padeklaruar. Kundër autorit do të ndërmerret procedurë përkatëse.

Ekipet mobile doganore në bashkëpunim me MPB-në sekuestruan dy automjete me targa bullgare, pasi kishin kaluar afatin ligjor të lejuar për qëndrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e shtetit.

94 paketime me barna dhe preparate për kafshë (lëngje për injeksion penstrep, maxtil, limoxin, penbex dhe combikel, spreje super spray, tableta exiptol dhe xhele aloegel) për të cilat është e nevojshme leje importi e lëshuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, janë gjetur pas ulëses së një veture me targa shqiptare, me të cilën një shtetas shqiptar ishte paraqitur për hyrje në shtet në pikën kufitare Bllatë.

Sasi më e madhe e barnave për kafshë është sekuestruar edhe në pikën kufitare Bogorodicë, pasi është zbuluar gjatë kontrollit të një veture me targa bullgare. Udhëtarët që po ktheheshin nga Selaniku u pyetën nëse kishin diçka për të deklaruar, por thanë se nuk kishin, pas çka, për shkak të dyshimeve, u bë kontroll. Gjatë kontrollit, para ulëses së pasagjerit në një qese të zezë dhe në ulëset e pasme në një kuti stiropori e mbuluar me xhaketë, janë gjetur 23 copë Intergonan 5000 IU, 12 qese me nga 20 copë Cidr ovis, dhe 150 tableta Ibendazile provet 600. Malli i padeklaruar i nënshtrohet masave të politikës tregtare dhe për të është e nevojshme leje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Gjithsej 91 steka cigare janë sekuestruar në pesë raste të zbuluara nga zyrtarët doganorë në pikat kufitare Bogorodicë dhe Medzhitlija. Në Bogorodicë, në hyrje të shtetit, gjatë kontrolleve të automjeteve mallrash dhe një veture të drejtuar nga shtetas maqedonas, në hapësirat boshe të fabrikës dhe nën tapete janë zbuluar 86 steka cigare të padeklaruara. Gjithashtu, në pikën kufitare Medzhitlija, gjatë kontrollit të një veture të drejtuar nga një shtetas grek, janë sekuestruar 5 steka cigare dhe 300 gramë duhan për tymosje pa banderola akcize.

Një ekip mobil dhe shërbimi për skaner mobil në hyrje të shtetit në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të detajuar të një furgoni, zbuluan 23 spirale me gjithsej 2.300 metra kabllo elektrike, si dhe shtatë copë motorë elektrikë. Kundër autorit do të ndërmerret procedurë kundërvajtëse.

Në një rast tjetër, ekipi mobil dhe shërbimi për skaner mobil, gjatë kontrollit të një veture, zbuluan edhe 104 copë rroba të padeklaruara.

Në pikën kufitare Bogorodicë janë sekuestruar 3.600 palë këpucë femrash me shenja të markave të njohura tregtare, për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Rasti është zbuluar nga një ekip mobil doganor që ka kontrolluar mall me origjinë nga Kina.