Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është paraqitur një rast nga një burrë 34-vjeçar nga Republika e Turqisë, me qëndrim në Shkup, i cili është drejtor i një subjekti juridik. Ai ka raportuar se rreth orës 09:00, në ambientet e kompanisë në Shkup, personi J.Sh. nga Shkupi, bashkëshorti i një punonjëse, i ka drejtuar kërcënime dhe ka shqetësuar punonjësit e tjerë. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume