Në ceremoninë hapëse të Kampit Olimpik Stërvitor Tata 2025, presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Dr. Toth Laszlo, theksoi rëndësinë e këtij kampi si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian dhe Botëror, që do të zhvillohen në qershor në Budapest.

Gjatë kësaj ceremonie u shënua një moment i veçantë, një rikthim emocional për të nderuar kampionet/ët e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në mesin e të nderuarve ishin edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe Distria Krasniqi, të cilët morën me meritë “Pllakën e Parisit”, si simbol mirënjohjeje për arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Krenaria e Kosovës, shembull i përkushtimit, suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz!, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kuka dhe Krasniqi, nderuan Kosovën me medalje në Paris 2024.