Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Ky i fundit, pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë e Big Brother, ndërsa dha këtë reagim:

“Desha që babait e nënës ti them mos u shqetësoni, E pata ndihmën mjekësore.

Loja është lojë, nuk jemi këtu për tu rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume