Armand Duka, president i FSHF-së ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin sportiv “Favorit”, në të cilin ka folur për shumë ngjarje të rëndësishme.
Ndër to edhe për organizimin e përbashkët me Serbinë për Europianin U21 të vitit 2027.
“Mendoj që është në interesin e të gjithë që çdo gjë të shkojë mirë, kam shumë besim te eskperienca që ne kemi në organizimin e eventeve të tilla, kam shumë besim te të gjithë faktorët brenda vendit që do ta mbështesin”, tha ai.
Ai e vlerësoi këtë event si ngjarje historike për futbollin shqiptar.
“Në fund të fundit, që në momentin që kemi aplikuar për një edicion të tillë, një kampionat kaq shumë të rëndësishëm, kemi pasur mbështetjen e të gjithë institucioneve publike dhe shtetërore në Shqipëri, dhe me këtë lloj mobilizimi të përbashkët, jam shumë i bindur që do të arrijmë të organizojmë në mënyrën më të mirë këtë ngjarje vërtet historike, për futbollin shqiptar”, përfundoi Duka.