Sot (14.04.2025) në ora 01.10 në Pikëkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria D.U.Е.(19) nga R. e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit të kryer të pasaportave dhe verifikimit u konstatua se ndodhet në Stop-listën, me masën „ndalo dhe njofto“, ndërsa për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale sipas nenit 418V të Kodit Penal të RMV-së. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejme. Gjithashtu, më 13.04.2025 në ora 03.00 në Pikëkalimin kufitar „Bllacë e Poshtme“, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria L.М.(20) nga Kosova ngase gjatë kontrollit të kryer të pasaportave dhe verifikimeve në evidencën operative u konstatua se për të është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar sipas kërkesës së Interpollit-Gjermani. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kisella Vodë për veprime të mëtejme.TS