Më 13.04.2025 në orën 06.20 në Stacionin Policor Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „kontrabandë emigrantësh“ sipas nenit 418B të Kodit Penal, nga liria u privuan D.D.(39) dhe О.М.F.(22), të dy nga Republika e Turqisë. Nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore Shkup të denoncuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe u dorëzuan në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Shkup për vuajtjen e masës së paraburgimit . TS