Për këtë fundjavë nuk janë planifikuar shkarkime nga qendrat mjekësore të huaja, ndërsa 48 pacientë të lënduar nga zjarri në klubin Pulse në Koçan aktualisht po trajtohen jashtë vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Gjendja e pacientëve mbetet e pandryshuar, gjegjësisht pacientët për të cilët kemi informuar më herët janë në gjendje kritike, ndërsa pacientët e mbetur janë në gjendje stabile”, theksojnë Ministria.

Ata theksojnë se në spitalet e vendit aktualisht janë duke u trajtuar 10 pacientë, nga të cilët katër janë në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum Ohri”, tre në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe dy pacientë në spital privat.

– Një pacient aktualisht po trajtohet në QK “8 Shtatori”, ndërsa i dyti, i kthyer nga Ankaraja, është ekzaminuar dhe është liruar për mjekim në shtëpi. Po ashtu, në Klinikën e Pulmologjisë, në 24 orët e kaluara është ekzaminuar një pacient i kthyer nga Maribori dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se po monitorohet në mënyrë aktive gjendja e pacientëve të lënduar, për të ofruar trajtim sa më të mirë, si dhe rehabilitim të mëtejmë.