Pas përfundimit të procedurës hetimore, prokurori i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për kryerjen e një krimi – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 dhe një tjetër krim – Tentativë për vrasje sipas nenit 19 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit janë siguruar prova që konfirmojnë se më 01.11.2024, në Haraçinë, dy vëllezërit me moshë 23 dhe 31 vjeç, me dashje dhe në mënyrë të fshehtë, privuan nga jeta një person dhe u munduan të privuan nga jeta edhe një tjetër. Me dy të dëmtuarit – baba dhe djalë, të akuzuarit kishin rënë dakord të takoheshin dhe të flisnin për një borxh të pretenduar prej 7.000 eurosh. Ata mbërritën në vendin e rënë dakord, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit nxori armë zjarri – një pistoletë dhe filloi të shtënat ndaj viktimave. Nga dëmtimet e shkaktuara nga plumbat, i dëmtuari baba vdiq, ndërsa djali u plagos rëndë.