SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj N.S. (35) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “shfrytëzim i paautorizuar i pasurisë së huaj”.

Më 10.07.2024, i raportuari kishte lidhur kontratë për qira të një veture dhe autorizim për përdorimin e saj me një person juridik nga Gostivari, por nuk e kishte kthyer veturën në periudhën e rënë dakord dhe ishte larguar drejt Republikës së Greqisë.

Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se vetura ndodhet në Greqi dhe është konfiskuar nga shërbimet kompetente, pasi me të ishte kryer vepra penale “kontrabandë”.