Policia ka arrestuar një persson nga Tetova i cili ka penguar ekipet e policore për të kryer detyrën zyrtare, njofton TS.

“Më datë 04.04.2025, në ora 00:35, zyrtarët policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugorë Tetovë, në rrugën ,,Iliria”, në lidhje me pengimin e një zyrtari në kryerjen e veprimeve sipas 382 të KP të RMV-së, kanë privuar nga liria personin V.A.(38) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse”, thuhet në kumtesën e policisë./TS